Nëna ukrainase tregon se si pa të bijën dhe bashkëshortin të vdisnin përpara syve të saj
Një grua ukrainase ka treguar se ka parë momentin kur forcat ruse kanë vrarë vajzën dhe bashkëshortin e saj.
Sipas BBC news, historia e Viktoria Kovalenko gruas që pa vrasjen e të bijës dhe bashkëshorit është po aq e tmerrshme sa edhe shumë histroi të tjera që kanë ndodhur në 45 ditët e fundit në Ukrainë. Gruaja është shprehur se e kujton shumë qartë momentin kur ajo dhe famijla e saj u sulmua.
“Ishte një shpërthim, ose disa të shtëna. Më shurdhoi. Xhami i pasmë u thye. Burri im bërtiti… Dil nga makina”-tha ajo.
Ndërkohë që sulmet nga Rusia filluan në Ukrainë, Viktoria dhe burri i saj Petro kishin vendosur të iknin nga Chernihiv, në veri të vendit. Ata donin t’i mbanin fëmijët të sigurt. Veronika 12-vjeçare ishte vajza e Viktorias nga martesa e saj e parë. Vajza tjetër e saj, Varvara, është vetëm një vjeç.
Sipas BBC ata morën atë që ju duhej dhe u larguan me makinë nga shtëpia e tyre. Teksa u larguan nga periferi i qytetit, duke u nisur nga jugu, pranë fshatit Yahidne, gurët në rrugë ua bllokuan rrugën. Bashkëshorti i saj Petro kishte dalë nga makina që të lëvizte gurët nga rruga dhe sia sekonda më vonë makina e tyre u qëllua.
Viktoria pa vajzën e saj Veronika dhe burrin e saj të vrarë para syve të saj.
“Unë u përpoqa të qëndroja i qetë, mbaja vajzën time të vogël dhe më duhej ta çoja në siguri”-tha ajo.
Rruga Press