Zbulohet gjenerali monstruoz që qëndron pas sulmit makabër në stacionin hekurudhor në Ukrainë
Një gjeneral rus monstruoz është ideatori i sulmit makabër që ndodhi në stacionin hekurudhor në Ukrainë që vrau dhjetëra civilë dhe plagosi qindra të tjerë.
Zyrtarët perëndimor besojnë se ai është gjenerali Aleksandr Dvornikov, një komandant rus që mbikëqyri shaktërrimin e Sirisë. Këta zyrtarë kanë zbuluar gjithashtu se gjenerali Dvornikov është urdhëruar nga Kremlini të pushtojë të gjithë Donbasin, siç njihen rajonet e Donetskut dhe Luhanskut.
Shefat e NATO-s kanë përpiluar një bazë të dhënash të arritjeve dhe preferencave taktike të gjeneralit Dvornikov në një përpjekje për të parashikuar lëvizjet e tij në javët në vijim.
Raketa e përdorur në sulmin e së premtes ishte një raketë Tochka U e epokës sovjetike – e saktë në 200 deri në 500 këmbë.
Stacioni gjendej në qendër të Kramatorsk – një qytet me më shumë se 150,000 banorë.
Që nga fillimi i pushtimit të saj më 24 shkurt, Moska ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar civilët dhe ndërtesat civile, pavarësisht nga provat në rritje që tregojnë të kundërtën.
Vendet perëndimore kanë paralajmëruar se Rusia mund të përdorë sulme false në një përpjekje për të justifikuar veprimet e saj në Ukrainë.
Rruga Press