Nga raketat ruse në Kramatorsk mbetën 52 të vrarë
Ka shkuar në 52 numri i të vdekurve si pasojë e dy raketave të hedhura në stacionin e trenit në Kramatorsk, Ukraina lindore.
Në momentin e sulmit, në stacion ishin të strehuar sipas autoriteteve ukrainase rreth 4.000 persona, kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar, të cilët po prisnin të evakuoheshin, raporton Associated Press.
Sulmi, i denoncuar nga disa si një krim tjetër lufte në konfliktin 6-javor, erdhi ndërsa punëtorët zbuluan trupa nga një varr masiv në Bucha, një qytet afër kryeqytetit të Ukrainës, ku janë dokumentuar dhjetëra vrasje pas tërheqjes ruse.
Fotografitë nga stacioni në Kramatorsk treguan të vdekurit të mbuluar dhe mbetjet e një rakete të pikturuar me fjalët “Për fëmijët”, që në rusisht nënkuptonte se fëmijët po hakmerreshin nga sulmi, megjithëse arsyeja e saktë mbeti e paqartë.
Rruga Press