Bota

BE-ja dhe SHBA-ja dënojnë sulmin e rusëve në stacionin hekurudhor ukrainas

Udhëheqësit e BE-së dhe SHBA-së kanë reaguar pas sulmit në stacionin hekurudhor Kramatorsk mëngjesin e sotëm, ku sipas autoriteteve nga Ukraina të paktën 39 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se ishte “e tmerrshme” të shohësh raketën të godiste një nga stacionet kryesore të përdorura nga civilët që evakuoheshin.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dënoi ashpër sulmin e mëngjesit të sotëm dhe e quajti atë “një përpjekje tjetër për të mbyllur rrugët për ata që ikin nga kjo luftë e pajustifikuar”.

Lexo më shumë  Paralajmëron shefja e re e shërbimeve sekrete britanike: Rusia përbën kërcënim akut

Dhe një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë dënoi “imazhet e tmerrshme dhe shkatërruese” të sulmit teksa fliste në një intervistë me CNN, të cituar nga Reuters.

Sakaq, mbetjet e njërës prej raketave të hedhura pranë stacionit Kramatorsk duket se kanë fjalët “për fëmijët” të shkruara në rusisht.

Sipas BBC, fraza – “za detei” në rusisht – sugjeron se është qëlluar në mbështetje të fëmijëve, ose në hakmarrje të një sulmi ndaj fëmijëve, në vend që të kishte si objektib fëmijët.

Lexo më shumë  WSJ: Dhëndri i Trumpit, Jared Kushner heq dorë nga investimi në Serbi

Zyrtarët ukrainas thonë se sulmi i stacionit hekurudhor në Kramatorsk ka vrarë të paktën 39 persona, përfshirë katër fëmijë.

Stacioni po përdorej për evakuimin e civilëve nga rajoni Donbas në Ukrainën lindore, ku luftimet janë intensifikuar ditët e fundit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *