Edhe Bjellorusia shpall listën e vendeve “jo mike”, mes tyre Shqipëria dhe MV, por jo Serbia
Qeveria e Bjellorusisë ka miratuar listën e vendeve jo mike. Vendimi përkatës i Këshillit të Ministrave është publikuar në Portalin Kombëtar Ligjor të Internetit.
Përveç vendeve të BE-së, kjo listë përfshin edhe 12 shtete të tjera – SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Australia, Kanadaja, Norvegjia, Zelanda e Re, Shqipëria, Islanda, Maqedonia e Veriut, Lihtenshtajni, Mali i Zi dhe Zvicra.
Listës së vendeve jo mike të Bjellorusisë nuk i është shtuar Serbia, e cila ka refuzuar që t’i bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.
Vendimi hyn në fuqi nga dita e publikimit zyrtar.
Më 7 prill, presidenti i Bjellorusisë nënshkroi një dekret që synon “mbrojtjen e subjekteve ekonomike kombëtare nga debitimi i fondeve nga llogaritë e tyre me kërkesë të banorëve të shteteve të huaja që kryejnë veprime armiqësore kundër subjekteve juridike ose individëve bjellorusë”.
Rruga Press