Bota

Blinken: SHBA nuk do të lejojë asgjë që të pengojë dërgimin e armëve në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të enjten se Uashingtoni nuk do të lejojë asgjë që të pengojë dërgimin në Ukrainë të armëve që asaj i nevojiten për të luftuar kundër Rusisë.

Duke folur me gazetarët në NATO pas një takimi të ministrave të jashtëm, Sekretari Blinken tha se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë se çfarë armësh të reja mund të dërgojnë në Ukrainë. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara po ruajnë dhe po shtojnë presionin ndaj Kremlinit.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Vendet anëtare të NATO-s ranë dakord të forcojnë mbështetjen për Ukrainën dhe po ofrojnë një gamë të gjerë sisteme armësh, tha të enjten Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit të ministrave të jashtëm të aleancës.ImageMinistrat e jashtëm të vendeve të NATO-s (Bruksel, 7 prill 2022)FOTO GALERI

Zoti Stoltenberg u tha gazetarëve se anëtarët e NATO-s ranë gjithashtu dakord të bëjnë më shumë për të ndihmuar partnerët e tjerë dhe për të forcuar aftësinë e tyre mbrojtëse, përfshirë Gjeorgjinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Ndërkohë, udhëheqësit ukrainas po u bëjnë thirrje banorëve të rajoneve lindore, ku ndodhet zemra industriale e vendit, të largohen tani, sa e kanë ende këtë mundësi, ndërsa forcat ruse, që janë larguar nga periferitë e Kievit, po riorganizohen për të filluar ofensivën në rajonet lindore të Ukrainës.ImageSekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur në Bruksel pas takimit të ministrave të jashtëm (7 prill 2022)

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *