Lajme

Ambasadori i SHBA-së, Hovenier: Mënyra e përzgjedhjes së Kryeprokurorit ka dëmtuar besimin te Këshilli Prokurorial i Kosovës

Ambasadori i SHBA-së Jeffrey Hovenier ka reaguar pas votimit të Blerim Isufajt për Kryeprokuror, duke thënë se mënyra se si KPK ka zhvilluar procedurat e përzgjedhjes ka dëmtuar besimin në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Shtetet e Bashkuara kanë shprehur pritshmëri për procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit të ri që të jetë i drejtë, objektiv, transparent dhe i bazuar në merita.

Lexo më shumë  Dita e Forcës, Kurti: Kemi shumëfishim të pajisjeve nga Turqia, Gjermania, Kroacia...

“Fakti që anëtarët e KPK-së e shpërfillën ligjin ankesat dhe rekomandimet e panelit shqyrtues bien ndesh me atë standard. Shtetet e Bashkuara nuk kanë pasur kandidat të preferuar dhe as nuk kemi gjykuar kualifikimet e kandidatëve individualë. Ne jemi të shqetësuar se mënyra se si KPK i ka zhvilluar këto procedura ka dëmtuar besimin e publikut kosovar dhe besimit tonë në KPK si institucion publik”, ka shkruar diplomati amerikan.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë, duke përfshirë anëtarë të Ambasadës amerikane, morën pjesë në procedurën e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) më 6 prill për të zgjedhur kryeprokurorin e ardhshëm, por prania e tyre si vëzhgues nuk duhet të konsiderohet si miratim i procesit, ka shtuar ai. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *