Bota

Posterat e kohës së luftës në Bosnjë ilustrojnë histori grafike të konfliktit

Ndërsa përkujtohet 30-vjetori i fillimit të rrethimit të Sarajevës, një libër i ri shfaq postera nga lufta e Bosnjës 1992-1995, duke shpjeguar sesi dizajni grafik u përdor për rezistencë, propagandë dhe thirrje për paqe.

aoud Sarhandi, autori britanik i librit të ri “Posterët e luftës boshnjake”,  fillimisht shkoi në Bosnje dhe Hercegovinë me një ekip ndihme humanitare menjëherë pas përfundimit të konfliktit në 1995 dhe u prek thellë nga ajo që pa.


Majtas: Grafikë nga studioja Trio që shënon 10-vjetorin e Lojërave Olimpike Dimërore 1984. Djathtas: Poster nga Asim Djelilovic që tregon një snajper që thotë “Shkëlqyeshëm”, frymëzuar nga vrasja e dy demonstrueseve paqësore në Sarajevë1992.

Disa vjet më vonë, ai jetonte në qytetin boshnjak të Tuzlës dhe filloi të mblidhte qindra postera dhe shembuj dizajni grafik politik që tregojnë një histori unike të asaj që ndodhi gjatë viteve të luftës, duke ilustruar propagandën nacionaliste, thirrjet për rezistencë dhe paqe, dhe tmerret e rrethimit të Sarajevës që filloi si këtë javë 30 vjet më parë.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë


Majtas: Posteri dizenjuar nga studioja e dizajnit Trio në vitin 1994. Djathtas: Poster i dizenjuar nga Cedomir Kostovic në 1994 që satirizon sloganin jugosllav “Vëllazëri dhe unitet”. 

Libri, i cili është botuar në maj nga Interlink Books, përmban riprodhime të rreth 350 prej këtyre posterave – disa prej të cilëve janë të njohur për ndikimin e tyre grafik, fuqinë emocionale dhe humorin e hidhur. “Materiali është ende i rëndësishëm, pas 30 vitesh historia çfarë ndodhi në Bosnje dhe Hercegovinë është ende e rëndësishme”, tha Sarhandi për BIRN.


Majtas: Poster rekrutimi 1993 për Këshillin Kroat të Mbrojtjes, HVO, me sloganin “Babai jonë është në HVO – po i joti?” Djathtas: Poster rekrutimi pë Ushtrinë Boshnjake dizenjuar nga Nijaz Omerovic në 1994 me sloganin “Fati i Bosnjes dhe Hercegovinës është në duart tona – bashkohu me ne!”

Në epokën para internetit, posterët ishin një mënyrë e lirë dhe efektive për të përcjellë një mesazh. “Gjatë luftës, dizajnerët, ilustruesit dhe artistët përdorën postera, fletëpalosje, revista dhe gazeta për t’u shprehur, për të luftuar për të vërtetën dhe për t’u bashkuar me luftën midis së mirës dhe së keqes”, shpjegon në hyrje të librit Bojan Hadzihaliloviç nga studioja boshnjake e dizajnit Trio, e cila krijoi posterin e famshëm “ Zgjohu, Evropë!”.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit


Një kalendar i realizuar për të promovuar Beretat e Kuqe  serbe në qytetin boshnjak të Brckos në 1995.

Sarhandi beson se posterat në libër tregojnë gjithashtu sesi populli boshnjak iu përgjigj artistikisht dhe intelektualisht konflikteve që i përfshiu. “Mesazhi qëndroi gjithnjë e më pak konsistent, kishte ngjarje të ndryshme, kushte të ndryshme, por për shkak se serbët e Bosnjës sulmuan në lindje të vendit shumë herët, njerëzit e kuptuan spastrimin etnik, se ky ishte një sulm ndaj kulturës së tyre, ndaj të gjitha institucioneve. Ata e kuptuan dobësinë e komnunitetit ndërkombëtar që nga prilli 1992”, tha ai.


Postera jozyrtar për kërkimin e liderit politik dhe atij ushtarak serb të Bosnjes Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç.

Marrë nga birn

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *