Rezistenca i vë zjarrin shtëpisë në Korçë, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital
Një i moshuar është lënduar si pasojë e zjarrit që përfshiu apartamentin ku banon në lagjen nr. 5 në Korçë. Shkak i zjarrit nga të dhënat e para dyshohet se ka qenë rezistenca, të cilën i moshuari e përdorte për ngrohje.
I moshuari ka pësuar lëndime të lehta, pa pasoja. Ndërsa zjarrfikësja ka ndërhyrë për të shuar flakët që përfshinë apartamentin në lagjen nr.5 në Korçë.