Bota

Austria dëbon katër diplomatë rusë

Austria po dëbon katër diplomatë rusë sepse kanë vepruar në një mënyrë që nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik, tha një zëdhënëse e ministrit të jashtëm.

Vendi i bashkohet vendeve të tjera të BE-së si Franca, Italia dhe Gjermania, të cilët kanë bërë lëvizje të ngjashme këtë javë pas krimeve të dyshuara të luftës në Bucha.

Lexo më shumë  OKB: Irani po përdor dronë dhe aplikacione për t’i kapur gratë pa hixhabe

Por ndryshe nga ato vende, Austria nuk tha se masa ishte për shkak të veprimeve të forcave ruse në Ukrainë.

Tre nga diplomatët janë duke punuar në ambasadën ruse dhe një tjetër ndodhet në Salzburg.

Atyre u është thënë që të largohen nga vendi deri më 12 prill.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *