BE pranë miratimit të vaksinës së dytë kundër COVID-19
BE ka nisur shqyrtimin e vaksinës së dytë të COVID-19 të prodhuar nga kompania Moderna. Autoritetet europiane miratuan në vitin 2020 vasksinën e Pfizer/BioNTech e cila po përdoret në të gjitha shtetet anëtare.
Këtë të hënë u mbajt mbledhja në EMA teksa është vendosur një afat deri në 12 janar për të pranuar ose jo vaksinën e Moderna.
Ndërkohë në SHBA kjo vaksinë është miratuar tashmë.