Shtatë viktima nga COVID-19 në Kosovë, më i riu 19 vjeç
Kosova ka shënuar një numër të ulët rastesh të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, por numri i rasteve fatale mbetet shqetësues. Ditën e fundit kanë humbur jetën 7 persona mes të cilëve dhe një 19-vjeçar nga Mitrovica. Gjithashtu një 31-vjeçar nga Prizreni ka ndërruar jetë për shkak të COVID-19.
Ndërkohë nga kryerja e 1 050 testeve, 169 persona kanë rezultuar të infektuar. Aktualisht numri i rasteve aktive është më pak se 8 mijë persona. Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 52.134 raste nga 188 mijë teste të kryera, kurse numri i vdekjeve ka shkuar në 1 351 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 313 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42.948 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.835.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 81 raste, Vushtrri 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjilan 7 raste, Lipjan 7 raste, Obiliq 6 raste, Prizren 5 raste, Gjakovë 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Podujevë 4 raste, Viti 4 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 3 raste, Pejë 3 raste, Rahovec 3 raste, Suharekë 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Partesh 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Malishevë dhe Novobërdë.