Të paktën 55 të plagosur nga bombardimet në Mykolaiv
Të paktën 55 persona u plagosën në rajonin e Mykolaivit nga bombardimet ruse në 24 orët e fundit, shkroi në një deklaratë në një faqe Telegram, kryetarja e administratës rajonale të Mykolaiv, Hanna Zamazejeva.
Të gjitha viktimat janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme, tha ajo.
Që nga e mërkura, 306 persona të plagosur në sulmet në rajonin e Mykolaiv po marrin trajtim në spitalet lokale, shtoi Zamazejeva.
Rruga Press