La biznesin dhe familjen për të luftuar në Ukrainë/ Ky është amerikani që po ‘bën namin’ në rrjet
Veterani amerikan James Vasquez aktualisht po lufton në Ukrainë dhe poston rregullisht rrjetet e tij sociale përmbajtje të reja nga fusha e betejës. Në ditën e parë të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, më 24 shkurt, Vasquezi njoftoi se do ta linte biznesin e tij familjar dhe do të shpërngulej në Ukrainë.
“Është në gjakun e tij – kjo është ajo që i pëlqen ta bëjë. Ai bëri të njëjtën gjë më 11 shtator”, tha gruaja e tij.
“Unë jam një veteran amerikan. Vendosa të shkoj në Ukrainë dhe të luftoj me ushtrinë ukrainase. Unë do t’i dokumentoj përvojat e mia në Twitter dhe kjo është arsyeja pse hyra në Twitter,” shkroi Vasquezi.
Ai postoi një fake news në Twitter një javë më parë ku thuhej se ai kishte vdekur dhe beri ironi: “Më vranë përsëri”.
I got killed again☹️ pic.twitter.com/FiWE0EO4V1
— James Vasquez (@jmvasquez1974) March 31, 2022
Vasquezi tashmë ka mbledhur afro 243 mijë ndjekës në Twitter dhe sipas tij, shumë media duan ta intervistojnë. Kujtojmë, muajin e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje luftëtarëve të huaj që të ndihmojnë në mbrojtjen e vendit të tyre të rrethuar nga pushtimi rus.
Zyrtarët ukrainas thonë se mijëra vullnetarë nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera janë interesuar të luftojnë për Ukrainën. Megjithatë, zyrtarët amerikanë po dekurajojnë qytetarët amerikanë që të udhëtojnë në Ukrainë për të luftuar.
Zëvendësministri i Brendshëm ukrainas, Yevhen Yenini, tha se shtetasit e huaj që dalin vullnetarë për të luftuar për Ukrainën do ta kenë të drejtën e nënshtetësisë ukrainase, sipas agjencisë kombëtare të lajmeve ukrainase Ukrinform.
Howdy.
— the Dirty Dozen (@RipRawlings) April 2, 2022
We just killed a Russian tank.#Ukraine #Ukraineinvasion #UkraineRussiaWar #War #Tank #UkraineWillWin #SlavaUkraini #SlavaUkraine #Russia #RussiaInvadedUkraine pic.twitter.com/um29ujfJjE
Rruga Press