Bota

Përplas makinën te dera e ambasadës ruse, vdes shoferi

Një person ka humbur jetën pasi ka përplasur makinën në derën kryesore të ambasadës ruse në Bukuresht, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Lajmin e konfirmon Policia e kryeqytetit rumun në një deklaratë për mediat.

Reuters raporton se makina mori flakë pas përplasjes dhe shoferi mbeti i bllokuar brenda saj.

Lexo më shumë  Prokuroria kërkon 7 vjet burg dhe 300 mijë euro gjobë për ish-presidentin francez Nikolas Sarkozy

Gjatë javëve të fundit, në disa ambasada ruse në vende të ndryshme të Europës janë zhvilluar protesta kundër pushtimit të Ukrainës.

Policia tha se po e hetonte incidentin por nuk publikoi identitetin e shoferit.

Të martën, Rumania deklaroi se do të dëbonte 10 diplomatë rusë të cilët nuk po silleshin në përputhje me rregullat ndërkombëtare.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kina i ofron ShBA-së ndihmë në hapjen e Ngushticës së Hormuzit, por paralajmëron Trumpin për Tajvanin
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *