Bota

“Kasapi i Buchas”, urdhëruesi dhe ekzekutuesi i masakrës që tronditi botën

Masakrat e përgjakshme në Bucha të Ukrainës që tronditën mbarë opinionin ndërkombëtar, duket se e kanë personin përgjegjës në anën e ushtrisë ruse, që urdhëroi trupat të qëllojnë mbi civilët e pafajshëm.

Tashmë, me nofkën “Kasapi i Bucha-s”, Nënkoloneli Azatbek Omurbekov është komandant i Brigadës së 64-të të përfshirë në pushtimin e Bucha, një qytet në periferi të Kievit, i cili u mbajt i pushtuar nga ushtria ruse deri javën e kaluar.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Omurbekovi, një ushtarak rreth 40 vjeç, i dekoruar nga Ministria e Mbrojtjes në Rusi në vitin 2014 për shërbimet e jashtëzakonshme të tij, tani akuzohet për organizimin e përdhunimit, plaçkitjes dhe vrasjes së pretenduar të qindra civilëve ukrainas gjatë tërheqjes nga Bucha.

Kremlini i ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme akuzat dhe pretendon se imazhet e civilëve të vrarë në rrugë dhe me duar të lidhura ishin një falsifikim i inskenuar nga vetë ukrainasit.

Sipas InformNapalm, një iniciativë vullnetare ukrainase që monitoron aktivitetet e ushtrisë ruse dhe shërbimeve speciale, Omurbekovi u bekua nga një prift ortodoks në nëntor të vitit të kaluar përpara se të vendosej në Ukrainë.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Sipas ligjit ndërkombëtar, një komandant ushtarak është përgjegjës për çdo krim lufte të kryer nga trupat e tij.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *