Lajme

Shaip Kamberi kërkon të përsëriten zgjedhjet në Luginë të Preshevës

Bartësi i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi, ka kërkuar që të përsëriten zgjedhjet parlamentare në Luginën e Preshevës.

Sipas tij, këto zgjedhje duhet të përsëriten pasi që më 3 prill shumë prej qytetarëve iu është mohuar e drejta e votimit.

“Pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve që rezultoi me shlyerjen e tyre nga listat zgjedhore deligjitimoi procesin zgjedhor, sidomos në Luginën e Preshevës. Shumë shqiptarëve i është pamundësuar e drejta elementare. E drejta për të votuar. Kjo e bënë procesin zgjedhor jodemokratik. Zgjedhjet jo të lira. Prandaj zgjedhjet duhen të përsëriten në Luginën e Preshevës, duke zgjidhur paraprakisht çështjen e mohimit të së drejtës për të votuar për çdo qytetar të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Kamberi në Facebook të martën.

Lexo më shumë  “Ajo që pamë në Zvërnec na tronditi”/ Qytetarja nga diaspora e Milanos: I kemi dhënë impakt protestës antiqeveritare në Tiranë. Në shtator do të shkojmë në PE

Ish-deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë ka thënë se votat e konfirmuara deri tash për këtë koalicion nuk janë garanci për të fituar një mandat.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *