Bota

Zelensky do t’i drejtohet sot Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet të martën për herë të parë, Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që kur ka nisur pushtimi i Ukrainës, më 24 shkurt.

Adresimi i Zelenskyt do të bëhet në mënyrë virtuale, duke filluar nga ora 14:00.

Zelensky ka akuzuar të hënën Rusinë se po mundohet t’i fsheh krimet e saj të luftës në Ukrainë, duke aluduar në masakrën e Buchas, ku janë gjetur shumë trupa njerëzish në rrugë pas largimit të forcave ruse nga qyteti.

Lexo më shumë  Asistentja e Epsteinit dëshmon në Kongres: Ai ishte përbindësh, manipulues dhe mashtrues

“Ne gjithashtu duhet të jemi të vetëdijshëm se pas vrasjeve masive të zbuluara të civilëve në rajonin e Kievit, pushtuesit mund të kenë një qëndrim të ndryshëm ndaj krimeve të tyre në një pjesë tjetër të vendit tonë ku ata erdhën”, ka thënë udhëheqësi ukrainas.

Ai po ashtu ka bërë thirrje për më shumë sanksione ndaj Rusisë duke thënë se ndëshkimi i saj duhet të jetë “përfundimisht i fuqishëm”.

Lexo më shumë  Popullariteti i Putinit bie ndjeshëm: Instituti shtetëror i sondazheve i Rusisë ndalon në heshtje publikimin e shifrave të tij

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *