28 vjet pas vdekjes, popullariteti dhe rëndësia e muzikës së Kurt Cobain i reziston kohës
Njëzet e tetë vjet nga vdekja e Kurt Cobain popullariteti dhe rëndësia e muzikës së tij nuk është zvogëluar aspak. Menaxheri i tij po e perkujton atë me një libër, ku gjenden kujtime dhe dëshmi për këtë ”artist të përjetshëm”.
”Ai kishte një ndjeshmëri që i bënte njerëzit të ndiheshin më pak të çuditshëm, më pak të vetmuar”, shpjegon Danny Goldberg, i cili ka qenë në biznesin e muzikës që në vitet ’60.
Autor ose bashkautor i të gjitha sukseseve të Nirvanës, Kurt Cobain vrau veten më 5 prill 1994 në shtëpinë e tij në Seattle, në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej nga kishte origjinën.
Ngjarja e rëndë ndodhi pikerisht kur grupi i muzikës rock ishte bërë një fenomen global në më pak se tre vite.
Rruga Press