BotaKryesore

Rusët krime lufte në Ukrainë, Presidenti Zelenski vizitë në Bucha

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka vizituar sot qytetin Bucha, pasi vazhdojnë të shfaqen më shumë prova të krimeve pranë Kievit.

Ai inspektoi rrugën në të cilën një kolonë ruse ishte shkatërruar dhe foli me banorët vendas. Presidenti përsëriti se Rusia kishte kryer krime lufte dhe gjenocid në Ukrainë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti takon sekretarin gjerman, diskutojnë për zhvillimin ekonomik

I pyetur nga BBC nëse është ende e mundur të diskutohet për paqen me Rusinë, ai tha: “Po, sepse Ukraina duhet të ketë paqe. Ne jemi në Evropën e shekullit të 21-të. Ne do të vazhdojmë përpjekjet diplomatike dhe ushtarake.”

Imazhet që vijnë nga Bucha, ku me dhjetëra civilë u gjendën të vrarë nëpër rrugë, i treguan Evropës një pamje që nuk ishte parë në dekada.

Lexo më shumë  Kuvendi mblidhet në orën 15:00 për marrëveshjet ndërkombëtare

Liderët perëndimore akuzuan Rusinë për krime lufte dhe kanë deklaruar se përgjegjësit do të dalin përpara drejtësisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *