Bota

Premtimet e Macronit para zgjedhjeve presidenciale

Një javë përpara raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, kreu i shtetit Emmanuel Macron premtoi më shumë drejtësi sociale dhe ndihma të fuqisë blerëse në krizën aktuale. “Projekti ynë për vitin 2022 është solidariteti dhe siguria sociale”, tha Macroni para dhjetëra mijëra mbështetësve në Nanterre afër Parisit në paraqitjen e tij të vetme të madhe para zgjedhjeve presidenciale.

“Francezët që punojnë nuk duhet të japin të gjithë rrogën e tyre për të mbushur rezervuarin dhe për të blerë sende ushqimore, kjo është e padrejtë”. Nga vera, punonjësit duhet të përfitojnë një bonus fuqie blerëse pa taksa deri në 6000 euro, tha politikani 44-vjeçar që kandidon për një mandat të dytë. Ai gjithashtu premtoi më shumë para për të vetëpunësuarit. Macron njoftoi investime dhe përmirësime të mëtejshme për sistemin shëndetësor dhe arsimor. Pensioni minimal duhet të jetë 1.100 euro në të ardhmen. Ndihma për prindërit që jetojnë vet duhet të rritet.

Francezët duhet të punojnë më gjatë

Për të financuar forcimin e shtetit të mirëqenies dhe shkurtimet e mëtejshme të taksave, Macron tha se francezët duhet të shtojnë moshën e daljes në pension nga 62 në 65 vjeç. Një shtet social dhe dhe një mirëqenje e plotë nuk është i mundur nëse shteti nuk prodhon dhe krijon pasuri. “Duhet të punojmë më shumë”. Për herë të parë që nga vitet 1970 është e mundur të arrihet punësimi i plotë në Francë.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Macron u përcaktua qartë edhe ndaj Evropës. Evropa është e përgatitur mirë për të luftuar krizën ushqimore që kërcënon për shkak të luftës në Ukrainë dhe për të zotëruar krizën e klimës. “Ne jemi krenarë që jemi evropianë dhe që mbajmë flamurin evropian pranë flamurit tonë kombëtar”. Në të njëjtën kohë, Franca mbështetet në një politikë të pavarur, shkëmbime me vendet e tjera dhe formimin e aleancave të reja.

Paralajmërimi nga pasojat e Brexit-it

Për shkak të përpjekjeve të tij diplomatike në luftën në Ukrainë, Macron ka nisur me vonesë fushatën zgjedhore. Ai është përpara në sondazhe, por sfiduesja e tij kryesore, populistja e krahut të djathtë Marine Le Pen, ka shënuar më shumë pikë kohët e fundit. Në një sondazh të publikuar në gazetën “Le Journal du Dimanche” të shtunën thuhet se Macron do të fitojë 27 përqind ndërsa Le Pen 22 përqind.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Macron paralajmëroi për një efekt Brexit në zgjedhje. “Ne duhet të shikojmë nga afër se çfarë ndodhi në Britaninë e Madhe në votimin e Brexit – dhe në shumë zgjedhje të tjera gjithashtu. Ajo që dukej e pamundur u bë e vërtetë.” Macron theksoi: “Asgjë nuk është e pamundur”.

Shprehja e dashurisë

Momenti më emocionues i paraqitjes së Macronit ishte ai drejtuar mbështetëses së tij më besnike. Gjatë fjalimit në arenën e mbushur plot me simpatizantë, Macroni fillimisht falënderoi prindërit e tij, të cilët ishin ulur në sallë.

Më pas ai falënderoi për praninë e saj “ate që ka më së shumti rëndësi për mua, që më sjell më shumë në këtë aventurë unike të jetës – Brigitte”, pra bashkëshorten e tij. Ky falënderim u përshkua me duartrokitje të fuqishme. Para mijëra simpatizantëve të tij, Brigitte ia dërgoi burrit të saj një puthje me dorë./DW

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *