Bota

Publikohen pamje tronditëse nga Kina, fëmijët e infektuar me COVID-19 ndahen nga prindërit

Rreth 25 milionë njerëz në Shangai, qyteti më i madh dhe qendra financiare e Kinës, mbeten të mbyllur ndërsa autoritetet përpiqen të shuajnë shpërthimin më të rëndë të virusit në vend që nga fundi i valës së parë pandemike në fillim të vitit 2020.

Nën kontrollet e vazhdueshme në Kinë, kushdo që rezulton pozitiv – edhe nëse është asimptomatik ose ka një infeksion të butë – duhet të izolohet.

Kjo përfshin dhe fëmijët që rezultojnë pozitivë,ndërsa  anëtarët e familjes jo, konfirmuan zyrtarët shëndetësorë kinez të hënën, duke mbrojtur një politikë që ka përhapur ankth dhe zemërim në të gjithë qytetin.

“Nëse fëmija është më i vogël se shtatë vjeç, ata fëmijë do të marrin trajtim në një qendër shëndetësore publike,” tha të hënën Wu Qianyu, një zyrtar nga Komisioni Komunal i Shëndetit i Shangait.

“Për fëmijët më të rritur apo adoleshentët… ne po i izolojmë kryesisht në vende të centralizuara (karantinë).

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Prindërit dhe kujdestarët ndërkohë kanë përdorur mediat sociale për të shprehur zemërimin e tyre ndaj kësaj politike.

“Prindërit duhet të plotësojnë “kushtet” për të shoqëruar fëmijët e tyre? Kjo është absurde duhet të jetë e drejta e tyre më themelore”, shkroi një komentues pa emër në platformën e mediave sociale Weibo.

Videot e paverifikuara të foshnjave dhe fëmijëve të vegjël në repartet shtetërore janë shpërndarë gjerësisht.

Por zyrtari i Shangait, Wu tha se politika ishte integrale në ‘punën e parandalimit dhe kontrollit’ të virusit.

“Ne e kemi bërë të qartë se fëmijët, prindërit e të cilëve janë gjithashtu pozitivë mund të jetojnë në të njëjtin vend me fëmijët”, shtoi ajo.

Banorja e Shangait, Esther Zhao, e solli vajzën e saj dyvjeçare në spital me ethe më 26 mars dhe të dy rezultuan pozitivë me Covid tre ditë më vonë.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Mjekët u përpoqën ta merrnin fëmijën e Zhaos  në një qendër karantine dhe e kërcënuan Zhaon kur ajo nuk iu bind.

Pasi vajza e saj u dërgua në Qendrën Klinike të Shëndetit Publik të Shangait, Zhao mori vetëm një informacion të shkurtër nga mjekët për vajzën e saj, pavarësisht lutjeve nga ajo dhe burri i saj. 

Zhao i tha Reuters gjatë fundjavës:

“Nuk ka asnjë lajm. Jam shumë në ankth, nuk e kam idenë se në çfarë situate është vajza ime. Mjeku tha se rregullat e Shangait janë që fëmijët duhet të dërgohen në pikat e caktuara, të rriturit në qendrat e karantinës dhe ju nuk lejoheni të shoqëroni fëmijët.”

Diplomatët perëndimorë shprehën sot shqetësimin e tyre për politikën e ndarjes së fëmijëve nga prindërit e tyre në Kinë, ndërsa kërkuan garanci se ambasadorët dhe diplomatët e tyre nuk do t’i nënshtrohen kontrolleve të tilla të rrepta. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *