Sport

Van Gaal me kancer, por nuk dorëzohet: Asgjë nuk do të më pengojë të jem në Botëror

Bota e futbollit është në ankth për Louis van Gaal. Trajneri holandez beri publike se vuan prej kohesh një formë agresive të kancerit të prostatës. 70-vjeçar që pritet te drejtoj kombëtaren e Holandës dhe në Kupës  e Botës Katar 2022 zbuloi në një intervistë se i është nënshtruar dhe terapive intensive për kurimin e sëmundjes. Tekniku nuk i kishte thënë lojtarëve për gjendjen e tij shëndetësore me idenë se situata e tij do të përmirësohej.

“Prej disa kohësh vuaj nga kanceri i prostatës. Lojtarët nuk e dinë. Por besoj se kjo nuk do të më pengojë të drejtoj Kombëtaren në Kupën e Botës në Katar”, tha Van Gaal. “Zakonisht nuk vdes nga kanceri i prostatës, ose të paktën në 90% të rasteve. Janë sëmundjet e tjera që ke që të vrasin. Por unë kam një formë shumë agresive, i jam nënshtruar terapisë me rreze 25 herë. Më pas duhet të bësh shumë menaxhim të vetes, dhe të vazhdosh jetën”.

Louis van Gaal shtoi se deri më tani kishte kaluar 25 seanca kimioterapie dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *