Bota

Kush janë 8 gazetarët e vrarë në Ukrainë

Data 24 shkurt 2022, shënon ditën kur forcat ruse me urdhër të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, kanë nisur sulmet në Ukrainë.

Përderisa luftimet në shtetin ukrainas ende po vazhdojnë, raportohet se 8 gazetarë janë vrarë gjatë raportimeve të tyre në vijën e parë të frontit.

Gazetarja ruse, Oskana Baulina, u vra gjatë bombardimeve nga forcat ruse në kryeqytetin ukrainas, Kyiv, raporton BBC.

Baulina, kishte qenë duke raportuar nga Kyiv dhe nga perëndimi i qyetit Lviv për faqen hulumtuese “The Insider”.

Ajo vdiq derisa ishte duke filmuar dëmet e shkaktuara në lagjen e qytetit Podil.

Regjisori lituanez i dokumetareve, Mantas Kvedaravicius ishte vrarë në një sulm nga Rusia përdrisa po përpiqej që të largohej nga qyteti ukrainas, Mariupol, raporton The New York Times.

Një agjenci lituaneze e lajmeve, “15min”, raportoi se Kvedaravicius ishte dërguar me urgjencë në një spital, por nuk mundi të shpëtohej.

45 vjeçari kishte kaluar vite duke mbuluar konfliktin në Ukrainë. Filmi i tij “Mariupolis”, i cili u shfaq premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin në vitin 2016, ofron një portret të zjarrtë të qytetit port jugor, i cili luftoi me luftëtarët e mbështetur nga Rusia në vitin 2014.

Në vitin 2011, z.Kvedaravicius u nderua me Çmimin e Filmit Amnesty International për “Barzakh”, filmi i tij për luftën e Rusisë në Çeçeni.

Vitaly Mansky, një regjisor rus i filmit, shkroi se Kvedaravicius u vra “me një kamerë në duar” teksa po punonte për të dokumentuar një “luftë të së keqes, kundër gjithë botës”.

Gazetari amerikan dhe njëherit fitues i çmimeve, Brent Renaud, u vra nga forcat ruse në qytetin ukrainas të Irpin, njofton CNN.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Policia e rajonit të Kievit kishte identifikuar të vdekurin si Renaud, i cili ishte 50 vjeç. Policia kishe postuar një foto të trupit të tij dhe pasaportën e tij amerikane si provë, si dhe një foto të një distinktivi të vjetëruar të shtypit të New York Times me emrin e Renaud.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

50 vjeçari është gazetari i parë i huaj, për të cilin u raportua se u vra në luftën në Ukrainë.

Renaud ishte një filmbërës dokumentarësh, producent dhe gazetar si dhe fitues i çmimit Peabody, i cili jetoi dhe punoi në New York dhe Little Rock, Arkansas, thuhet në biografinë e tij  në faqen e internetit të Renaud Brothers.

Gazetari nga Lviv, Victor Dudar vdiq gjatë luftimeve me forcat pushtuese ruse pranë Mykolaiv, kishte njoftuar në rrjetin social “Facebook” kryetar i Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës (NAU), Sergiy Tomilenko.

“Menjëherë në ditën e parë të luftës, më 24 shkurt, Viktori kishte shkuar në zyrën e regjistrimit ushtarak për të mbrojtur Ukrainën si pjesë e Forcave të Armatosura”, kishte shkruar Tomilenko.

Në postimin e Toilenkos  gjithashtu thuhet se në vitin 2014-2015, Dudar kishte dalur vullnetar për të luftuar në vijën e parë të Donbas. Më vonë u bë rezervist dhe punoi në Gazetën Express, ku deri në ditën e fundit u mor me gazetari hulumtuese dhe mbulim ushtarak.

Kameramani irlandez, Pierre Zakrzewski dhe kolegia e tij Oleksandra Kuvshynova vdiqën nga të shtënat me armë jashtë qytetit të Kievit, raporton The Guardian.

Sipas CNN, vdekja e tyre u njoftua nga shefja ekzekutive e Fox News Media, Suzanne Scott, e cila tha se automjetin e ekipit e kishte përfshirë zjarri teksa po raportonin. Anton Gerashchenko, një këshilltar i ministrit të Brendshëm ukrainas, fajësoi bombardimet e artilerisë nga forcat ruse.

Zakrzewski, një shtetas irlandez, ishte një fotoreporter veteran i cili kishte raportuar gjerësisht nga zonat e rrezikshme të konfliktit për Fox News duke përfshirë këtu raportimet në Irak, Afganistan dhe Siri. Ai kishte raportuar nga Ukraina që nga shkurti.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Scott tha se Kuvshynova kishte ndihmuar ekipin që “të lundronin në Kiev dhe zonën përreth duke mbledhur informacione dhe duke folur me burime”.

“Ajo ishte jashtëzakonisht e talentuar dhe kaloi javë të tëra duke punuar drejtpërdrejt me të gjithë ekipin tonë atje, duke operuar rreth orës për t’u siguruar që bota e dinte se çfarë po ndodhte në vendin e saj”, ka thënë Scott.

Gazetari ukrainas, Yevhenii Sakun ishte vrarë në Kyiv, vetëm një javë pasi focat ruse kishin filluar pushtimin e Ukrainës.

Sakun i cili ishte operator i kamerës për një televizion i cili mbulonte pushtimin, u vra kur forcat ruse bombarduan kullën televizive të qytetit, thuhet në një njoftim të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Fotografi dhe videografi, Maksim Levin u vra teksa mbulonte pushtimin rus të Ukrainës, raporton Reuters.

Trupi i tij u gjet në një fshat në veri të kryeqytetit ukrainas Kiev.

Levin, i lindur në 1981, ishte një prodhues filmash- dokumentarë që kishte kontribuar në mbulimin e vendit nga Reuters që nga viti 2013.

Ai kishte punuar në fshatin Huta Mezhyhirska ku në atë zonë kishte granatime të forta.

“Stragiht From The Frontline” është një ekip i cili ka hapur një fond për mbledhjen e fondeve për t;i mbështetur ata që rrezikojnë jetën e tyre për të vërtetën në Ukrainë dhe më gjerë.

“Frontline Club është shtëpia e Regjistrit të Freelance Frontline (FFR), i cili tashmë është krijuar për të përfaqësuar dhe mbështetur gazetarët, fotografët dhe video-gazetarët ndërkombëtarë të pavarur nga konflikti. Përmes “#Straight From the Frontline” ne po mbledhim fonde për të zgjeruar kapacitetin tonë, për të ndërmarrë aktivitete urgjente mbrojtëse në Ukrainë”, ka deklaruar ekipi në gofoundme, platformë e cila shërben për mbledhjen e fondeve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *