Policia konfirmon të shtëna me armë në veri të Mitrovicës gjatë “festës për fitoren e Vuçiçit”
Policia e Kosovës njoftoi të hënën se një natë më parë, serbë të shumtë u grumbulluan në veri të vendit me armë dhe mjete piroteknike.
Ata u grumbulluan për të “festuar fitoren në zgjedhjet e Serbisë”.
Policia njofton se ka shpërndarë turmën dhe në vend të ngjarjes ka gjetur gëzhoja të llojeve të ndryshme të armëve.
“Me urdhër të prokurorit është hapur rasti dhe vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në njoftim.
KOHA ka siguruar pamje kur serbë të shumtë “festuan” me flamuj të Serbisë dhe të shtëna me kallashkinov.
Rruga Press