Fjalë tronditëse nga gruaja ukrainase, bashkëshorti i së cilës u vra në Bucha
Largimi i ushtarëve rusë nga Bucha, pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev zbuloi fatkeqësinë që po vazhdon prej ditësh në rajon.
Me tërheqjen trupave ruse nga Bucha, qindra civilë u ekzekutuan me duar të lidhura pas shpine në rajonin që ishte nën kontrollin e trupave ruse prej javësh.
Një rrëfim tronditës nga këto masakra vjen nga Tetyana Volodimirivna e cila tregoi makthin që ajo kishte kaluar me detaje, teksa përshkruante përvojën e saj me lot në sy.
Ajo është shprehur se pasi trupat e Vladimir Putinit hynë në qytet, ata e morën se bashku me bashkëshortin e saj, një ish-oficer i marinës nga shtëpia e tyre.
Tetyana gjithashtu u shpreh se dhe forcat çeçeene ishin gjithashtu në rajon.
E moshuara mes lotëve u shpreh:
”Një burrë që vinte nga Çeçenia më kërcënoi se do të më priste. Ata më liruan katër ditë më vonë por bashkëshortin tim jo. E kam kërkuar kudo për ditë të tëra. Më pas e gjeta trupin e tij që ishte i prerë. E njoha nga këpucët dhe pantallonat që ai mbante veshur. Fqinji im ka një fotografi të fytyrës së tij. Ai ishte qëlluar në kokë. E varrosa në kopshtin afër shtëpisë shumë thellë që qentë të mos e hanin trupin e tij me ndihmën e fqinjëve të mi’.
Rruga Press