Bota

Macron: Duhen sanksione të reja ndaj Rusisë pas vrasjeve në Bucha të Ukrainës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë të hënën se nevojiten sanksione të reja ndaj Rusisë, pas vrasjeve të civilëve në Bucha, pranë kryeqytetit ukrainas Kiev.

Macron ka thënë për radion “France Inter” se kishte të dhëna të qarta që tregonin se forcat ruse ishin përgjegjëse për krime të luftës në Ukrainë.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Derisa Ukraina ka akuzuar forcat ruse për vrasjet e civilëve në qytetin Bucha, Rusia ka mohuar të dielën se trupat e saj janë përgjegjëse, duke akuzuar Ukrainën se ka organizuar “një shfaqje për mediat perëndimore”.

Kryebashkiaku i Buchas, Anatoly Fedoruk, ka thënë të shtunën për AFP-në se të paktën 22 trupa të pajetë janë parë në rrugët e këtij qyteti.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

“Të gjithë këta njerëz u vranë, u qëlluan në pjesën e pasme të kokës. Viktimat janë burra, gra, e madje edhe një djalë 14-vjeçar është parë në mesin e të vdekurve”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *