Bota

Shpërthime në Odesa, Zelensky: Rusët duan Donbasin dhe Jugun

Me shpërthime të forta në Odesa dhe sirena antiajrore në shumë qytete. Kështu nisi dita e 39 e luftës në Ukrainë. Qielli mbi qytetin strategjik në jug të vendit u nxi nga tymi pas sulmeve ajrore ruse, me Moskën që pretendon se kishte shënjestruar depozita nafte që po përdoreshin për furnizimin e trupave. Një zyrtar ukrainas tha se raketa kishin qëlluar infrastrukturë kritike dhe se nuk kishte viktima.

Ministria e Mbrojtjes tha se forcat ukrainase kishin marrë nën kontroll të gjithë rajonin e Kievit pas tërheqjes së trupave të Moskës nga qytezat kyçe. Në Bucha, qytezë e sapo çliruar nga pushtuesit, autoritetet denoncojnë ekzekutimin e civilëve, ndërsa të paktën 20 trupa janë gjetur nëpër rrugë.  Në një deklaratë, presidenti Volodimir Zelensky tha se rusët duan të marrin kontrollin e rajonit të Donbasit dhe Jugut të Ukrainës.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

 “Po fuqizojmë mbrojtjen në lindje dhe në Donbas. Jemi të vetëdijshëm që armiku ka resurset për të shtuar presionin në pjesën lindore të vendit. Ata duan të pushtojnë Donbasin dhe jugun e Ukrainës”. Presidenti ukrainas thotë se aleatët perëndimorë nuk i kanë siguruar sisteme të mjaftueshme antiraketore dhe as avionë.

Kremlini sakaq, tha në një deklaratë të dielën, se qëllimi i operacionit special është çlirimi i republikave separatiste të Luhansk dhe Donetsk.

Një zëdhënës i separatistëve në Donetsk konfirmoi armëpushim të përkohshëm për të mundësuar largimin e qytetarëve të huaj nga Mariupol.

Sa i përket bisedimeve të paqes mes dy vendeve, kreynegociatori rus Vladimir Medinski hodhi poshtë mundësinë e një takimi Putin-Zelenski deri sa të jetë gati një draft marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *