Opinion/Aktualitet

Faleminderit zotit që emocionet nuk kërkojnë kurrë leje

Nga Lirim Gashi

Çedomir Jovanoviç e kupton dhe e përshkruan Albin Kurtin, pikërisht ashtu siç është.

I drejtë, i moralshëm, i arsimuar, i guximshëm, i pakrahasueshëm, i pakorruptueshëm, parimor, i pakompromis ndaj kriminelëve dhe tradhtarëve, si dhe atdhetar i pamposhtur.

Tregon mes rreshtash se nuk gënjyen shqiptarët e burgosur në burgun e njëjtë, kur dëshmuan se Albini nuk u thye kurrë nga tortura, madje as kur kriminelët serbë ia thyen kockat dhe kafkën, si dhe kur ia nxorën lëngun cerebrospinal.

Tregon se si nuk e njohu gjykatën dhe shtetin serb edhe kur e pa vdekjen me sy.

Se si nuk e njohu as dekretin e Koshtunicës për faljen e dënimit, ndaj u detyruan ta dëbojnë nga burgu.

Si dobësinë e vetme të Albinit Çedomiri e identifikon mungesën e bujarisë ndaj arrogancës së shtetit serb dhe kërkesave imorale të shteteve të Quintes.

Ndaj i kërkon Albinit të bëhet si Jezu Krishti dhe të kthejë faqen e djathtë kur e godasin në faqen e majtë.

Personalisht jam shumë i bindur që Albini njeri, do të vepronte si Jezu Krishti po ta godisnin vetëm në fytyrën e tij.

Por Albini Kryeministër, nuk mund dhe nuk do të lejojë kurrë, që kriminelët serbë dhe hipokritët e Quintes ta godasin për kushedi të satën herë në fytyrë popullin e tij dhe shtetin që ai drejton.

Ai nuk mund dhe nuk do të lejojë kurrë, që populli i tij të goditet në dinjitet siç e goditën për dy dekada me radhë pasi e çliruan dhe e lejuan të krijojë një shtet.

Sepse dërguan në Kosovë ekspertë të korruptuar, të cilët së bashku me politikanët e korruptuar vendas, vodhën pronat e popullit viktimë dhe mbyllen sytë para vjedhjes industriale të votave.

Sepse e lejuan Serbinë të luante me shqiptarët viktima si macja me miun.

Sepse e lejuan të luante si macja me miun me shqiptarët ndaj të cilëve kreu disa gjenocide radhazi për njëqind e pesëdhjetë vjet.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Sepse e lejuan Serbinë të luante për të satën herë me dinjitetin e shqiptarëve që i masakroi, shtypi dhe dëboi njëqind e pesëdhjetë vjet rresht, në vend se ta detyronin t’u kërkonte falje dhe t’u paguante dëmshpërblim.

Por çfarë bëri Serbia?

Nuk ua ktheu shqiptarëve as kufomat nga varrezat e panumërta masive.

Sepse hipokritet e Quintes nuk i ndaluan, dëbuan dhe asgjësuan partitë klero-fashiste dhe nazifashiste serbe nga skena politike serbe, përkundrazi i lejuan Serbisë agresore që ta themelojë Partinë klero-fashiste me emrin “Lista Serbe” në vendin e krimeve të saj më të tmerrshme, pra në Kosovë.

Akoma më keq

E lejuan Serbinë të garojë në zgjedhjet parlamentare në Kosovë me këtë parti klero-fashiste, të përbërë nga kriminelet më famëkeq serb të luftës dhe paqes, të cilët e shfrytëzuan deri në maksimum këtë dhuratë të tyre për ta bërë jofunksional kuvendin dhe shtetin e dytë shqiptar në Ballkan.

A ka turp më të madh se sa ky?

Por mëkatin me të madh ndaj shqiptarëve shtetet e Quintes e bënë kur nuk e detyruan kishën klero-fashiste dhe elitën e çmendur intelektuale dhe mediatike serbe, që t’u mësonin serbëve të mbushur me urrejtje historinë e vërtetë.

Në vend të kësaj, ata u dorëzuan para Serbisë, sa herë që ajo kushtëzoi dorëzimin e kriminelëve të saj në Hagë me përmbushuje dëshirash shoviniste.

Pse?

Sepse besuan se djajtë (Zaulet) shndërrohen brenda natës në engjëj (Paula) sikur politika të ishte Bibel dhe jeta libër.

Sepse besuan se populli serb dhe politika serbe, do t’i kthenin shpinën Nënës Rusi menjëherë pasi shtetit të tyre gjenocidal t’i hapnin perspektiven evropiane.

Sepse besuan se njerëzit e pistë bëhen njerëz të mirë me hopus pokus dhe kështu dëshmuan se nuk kishin lexuar kurrë ndonjë libër të vlefshëm psikologjik, sociologjik dhe historik.

Edhe më keq:

Duke vepruar kështu, ata dëshmuan se po përdornin standarde mesjetare ndaj viktimave.

Nuk ekziston asnjë justifikim logjik i çmendurisë së tyre, përpos se ose ishin tepër naivë, ose tepër të pasinqertë ndaj popullit të Kosovës, ose tepër të lidhur emocionalisht me popullin rus dhe mutacionin e tij gjenetik në Ballkan.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Sepse investuan më shumë në Serbinë agresive dhe gjenocidale sesa në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor së bashku, pa e pyetur asnjëherë veten :
A do t’i keqpërdorin kriminelët serbë ato para për të armatosur shtetin e tyre kriminal deri në dhëmbë?

A do ta armatosin shtetin e tyre kriminal deri në dhëmbë, për t’ia nxirë përsëri jetën kombeve fqinje?

Edhe më keq:

Duke vepruar kështu, ata dëshmuan se nuk kishin mësuar kurrë asgjë nga historia e përgjakshme e Evropës, edhe pse janë politikanë dhe diplomatë të një kontinenti që prodhoi dhe eksportoi vazhdimisht luftëra dhe tragjedi botërore.

Që prodhoi tragjeditë më të tmerrshme në histori, pavarësisht se gjenitë si Ajnshtajni, Frojdi, Spinoza dhe Nietzsche u munduan me gjithë shpirt t’i parashikonin dhe parandalonin.

Prandaj, nëse do të kishte një peshore hyjnore që do të vendoste lavdinë në të majtë dhe turpin në të djathtë, atëherë Evropa do të përmbysej në të djathtë.

Çfarë mund të mendoj dhe të them për Albin Kurtin?

Të vërtetën, dhe vetëm të vërtetën.

Si Albin Kurti, do të donte të ishte çdo njeri i mençur dhe i drejtë.

Por është një mision i pamundur.

Sepse Albin Kurti është i pakrahasueshëm.

Çfarë duhet të bëjmë atëherë?

T’i besojmë dhe t’i ndihmojmë me mendje dhe zemër të gjithë si një.

Sepse duke ndihmuar Albinin do të ndihmojmë vetveten.

Sepse duke ndihmuar Albinin do të shërohemi nga mentaliteti i skllevërve dhe nga Sindroma e Stokholmit.

Sepse vetëm kështu do të mund të mbrojmë dinjitetin individual dhe kolektiv, si dhe lirinë, pavarësinë, barazinë dhe drejtësinë.

A mund ta adhurojmë dhe ta duam Albinin ?

Faleminderit Zotit që emocionet nuk kërkojnë kurrë leje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *