Lajme

Vjosa Osmani: Personat me Autizëm kanë nevojë për mbështetje institucionale

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se dita botërore e ndërgjegjësimit për autizëm na ngarkon me përgjegjësi ndaj tyre.

Përmes një njoftimi, Osmani potencoi se këta persona kanë nevojë për mbështetje institucionale.

“Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin na ngarkon me përgjegjësi ndaj fëmijëve me autizëm dhe familjeve të tyre. Ata përveç për dashuri dhe mundësi të barabarta, kanë nevojë për mbështetje institucionale. Autizmi nuk zgjedh, por ne mund të zgjidhim së paku një pjesë të problemeve me të cilat përballen fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre”, ka shkruar Osmani.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Presidentja tutje thekson se duhet t’i shembim stereotipet dhe të ndihemi me ta jo vetëm një ditë por çdo ditë të vitit.

Osmani bëri thirrje që së bashku të ndihmojmë në zhvillimin e potencialit të tyre.

“Duhet t`i shembim stereotipet, të ndihemi si ata dhe me ta, jo në një ditë të vetme, por çdo ditë të vitit. Secili nga këta fëmijë e të rritur me autizëm e ka një talent, e të gjithë së bashku mund t’u ndihmojmë ta rrisin potencialin e tyre”, shtoi tutje Osmani.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit është mbajtur marshi me moton “Ec me mua, çdo hap numërohet”, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për çrregullimin e spektrit të Autizmit.

E pranishme në këtë marsh  ishte presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e shoqata të autizmit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *