Sport

City dhe Liverpool-i nuk ndalin hapin, Broja luan 90 minuta

Manchester City dhe Liverpool-i fituan ndeshjet respektive, duke vijuar kështu “luftën” për titullin kampion në Premier League.

Ekipi i Pep Guardiolës mposhti 2-0 në transfertë Burnley-n, me gola të De Bruyne dhe Gundogan, ndërkohë që ai i Jurgen Kloppit fitoi me po të njëjtin rezultat në shtëpi, ndaj Watford-it. Golat për “The Reds” u shënuan nga Diogo Jota dhe Fabinho.

City vijon të kryesojë renditjen, me 73 pikë, me Liverpool-in që ndjek me 71 pikë, pas 30 ndeshjesh.

Tjetër ndeshje pa gol për Armando Brojën, i cili luajti 90 minuta në sfidën Leeds-Southampton (1-1), por pa e gjetur dot rrugën e rrjetës për 7 ndeshje radhazi, përfshi miqësoret me Shqipërinë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *