Kuriozitete

Një majmun u dha të drejta ligjore kafshëve të egra në Ekuador

Ekuadori është vendi i parë në botë që u jep të drejta ligjore kafshëve të egra. Ky vendim historik erdhi pasi një majmun u zhvendos nga hapësira e tij dhe një javë më vonë ngordhi.

Majmuni, i quajtur Estrellita u rrit si kafshë shtëpiake nga Ana Beatriz Burbano Proano për 18 vjet.

Zotërimi i kafshëve të egra është i paligjshëm në Ekuador, kështu që majmuni u kap nga autoritetet në vitin 2019 dhe pasi u dërgua në një kopsht zoologjik ngordhi.

Ishte Ana ajo e cila kërkoi që Estrellita t’i kthehej dhe gjykata të deklaronte se të drejtat e majmunit ishin shkelur.

Vendimi ngre të drejtat e kafshëve në nivelin e kushtetutës, ligjit më të lartë të Ekuadorit.

Dhjetorin e kaluar, gjykata vendosi në favor të Ana Beatriz Burbano Proano, por gjithashtu shtoi se të drejtat e kafshës ishin shkelur kur ajo u hoq nga habitati i saj natyror.

Në vitin 2008 Ekuadori u bë vendi i parë në botë që njohu natyrën si një person juridik, duke përfshirë të drejtën e njerëzve të tij për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm në kushtetutën e tij. Ndërsa të drejtat e natyrës ishin tashmë pjesë e kushtetutës, nuk ishte e qartë nëse kafshët e egra individuale mund të përfitonin prej tyre.

Pas ngjarjes që ndodhi me Estrellitën, gjykata deklaroi se kafshët janë subjekt i të drejtave, të mbrojtura nga të drejtat e natyrës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *