Lideri i opozitës në Hungari: Nëse fitojmë do të ekstradojmë Gruevskin
Peter Marki-Zay, kandidati i opozitës së bashkuar, që po e sfidon kryeministrin hungarez, Viktor Orban, në zgjedhjet e përgjithshme të 3 prillit, ka paralajmëruar për përkeqësimin e izolimit nën modelin “joliberal” të Orbanit. Ai e cilësoi kryeministrin hungarez “tradhtar”, që sipas tij, vë në rrezik hungarezët.
Që prej se presidenti rus, Vladimir Putin, nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës pesë javë më parë, Marki-Zay sugjeroi se “tradhtia e Orbanit” ndaj interesave të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ka sjellë “largim dhe përjashtim ndërkombëtar” dhe mund të çojë në vendosjen e sanksioneve ndaj Hungarisë.
“Unë vazhdoj të them se ne duhet ta ndalim Putinin, jo Brukselin. Le të jemi vetëm një herë në anën e duhur të historisë, le të jemi vetëm një herë në anën e fitores”, tha për Shërbimin Hungarez të Radios Evropa e Lirë, Marki-Zay.
Marki-Zay dhe aleatët e tij opozitar kanë thënë se zgjedhjet janë një garë mbi orientimin Lindor apo Perëndimor, dhe janë një mundësi për të çrrënjosur interesat politike dhe korrupsionin.
Orban, i cili viteve të fundit është tërhequr nga normat demokratike dhe ka krijuar raporte më të ngushta me Moskën dhe Pekinin dhe ka zemëruar Brukselin, në fjalimin e 15 marsit ka shtuar se “ne do të luftojmë” elementët, përfshirë edhe “burokratët në Bruksel”.
Ai po ashtu tha se ka progres në interkonektivitet, në kuptimin e transferimit të gazit dhe energjisë nga shtetet fqinje dhe tha se gazi i lëngshëm natyror mund të importohet nga Kroacia apo Polonia.
Megjithatë, ai shtoi se duhet të bëhet më shumë.
“Nëse Bullgaria, e cila brenda BE-së ishte më e varura nga gazi rus se ne, deklaroi se mund të zgjidhë furnizimet e gazit pa gazin rus, atëherë Hungaria është po ashtu mund ta bëjë një gjë të tillë”, tha Marki-Zay.
Duke folur më tej mbi ish kryeministrin Gruevski i cili qëndron në Budapest falë kryeministrit Orban, ka theksuar se nëse koalicioni i tij do të fitojë në zgjedhjet e ardhëshme atëherë do të bëj ekstradimin e tij në Maqedoninë e Veriut.
Marki-Zay tha se nëse koalicioni i tij fiton, do ta ekstradonte “menjëherë” ish-kryeministrin maqedonas, Nikola Gruevski, i cili u arratis në Hungari me ndihmën e Qeverisë hungareze, pasi u dënua për korrupsion më 2018.
Rruga Press