Lajme

Kulmi i adhurimit – Si ranë mediat pre e lajmit të remë: “Rama shef i NATO-s”

Papërgjegjshmëri kolosale apo idolatri deri në vetmohim për Edi Ramën e mediave shqiptare? Kjo është pyetje që shtrohet pas asaj që ndodhi këtë 1 prill, kur shtypi u bombardua me titujt sekryeministri shqiptar do të bëhej së shpejti shef i NATOs.Në fakt ky thashethem qarkullon në rangjet e larta të qeverisë shqiptare, ku njësoj si në rastin kur u përhap fjala se Rama do ndërmjetësonte për të zgjidhur sherrin mes Turqisë dhe Greqisë, apo Rusisë dhe Ukrainës, ka adhurues të tij të çmendur që besojnë se Zeusi mund të arrijë gjithçka.

Pikërisht këtë dobësi njerzore duket se ka shfrytëzuar një qytetare shqiptare me mbiemrin e martesës që banon në Gjermani.

Në një twitter Suzana Starikov shkruajti se Kryeministri Edi Rama mund të zgjidhet në krye të NATO-s dhe ngriti pyetjen “Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”. Sipas saj kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas janë dy kandidaturat për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s në vend të Jens Stoltenberg.“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”, shkruajti ajo.Kaq u desh që lajmi të merrte dhenë madje ai të botohej dhe nga media të mëdha si Top Channel. Pa e verifikuar një pjesë e madhe e portaleve e shpallën Suzanën studiuese gjermane, madje ndonjëra dhe akademike.

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Pa verifikurar së paku në google se cila qe kjo studiuese, pa shikuar se cilat qenë procedurat e zgjedhjeve në NATO dhe cilët konkurentët, mediat tona me një servilizëm të denjë për Korenë e veriut shpallën sihariqin e madh. Madje i qëndruan atij me orë të tëra edhe kur një gazetar si Halbion Hasani që mori mundimin të vrasë trurin shkroi të kundërtën. Në një postim në Facebook ai tha:“Qenkan mbushur mediat me lajmin se studiuesja gjermane Suzana Starikov ka shkruar ne Twitter se Edi Rama do garoje per pozicionin e Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s. U bera pak kurioz per Suzanen sepse nga mbiemri me dukej bullgare, mirepo zbulova se Suzana qenka shqiptare dhe siguron jetesen me perkthime, emrin e vajzerise e ka Suzana Skenderi. Personi i pare qe ka deklaruar se Rama synon NATO-n eshte Alfred Çako, shqiptar dhe ky, si Suzana”.Pavarësisht kësaj aq me insistim shpërhapej në Shqipëri lajmi për liderin global, sa një portal vlonjat e shpalli Suzanën edhe akademike. Pre e kësaj dalldie ra edhe një media serioze serbe si B92 e cila e botoi lajmin në faqen e saj.

Lexo më shumë  Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

Por të gjithë harruan se ishte 1 prilli, dita e gënjeshtareve. Atë e sqaroi vetë Suzana Starikov me një postim të dytë.“Ok më duhet të shpjegoj se e gjitha kjo ishte një shaka për 1 prillin”, shkroi ajo. Pastaj insistoi: “Pavarësisht se kam deklaruar se ishte thjeshtë një shaka e imja për 1 prillit, mediat nuk ndalojnë së publikuari sikur të ishte një lajm i vërtetë. Kjo është çenduri. Është vetëm një shaka, fshijeni ju lutem, nuk dua të jem burimi i një lajmi të rremë”.

Me kaq historia u mbyll po duke lënë të hapur dilemën: mediat tona u treguan kaq syleshe thjesht nga gomarllëku apo nga idolatria për Ramën. Sepse ka dhe një pyetje të dytë, nëse ky lajm do përhapej ta zëmë për Metën, Bashën apo Berishën, do ta besonin dhe botonin kaq kollaj?/Lapsi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *