Bota

Paralajmërime se Rusia mund të nisë provokime në rajone separatiste të Moldavisë

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka thënë se Rusia mund të përdorë trupat e saj në rajonin e Moldavisë, Transnistria për të nisur “provokime dhe veprime demonstrative” përgjatë kufirit me Ukrainën.

Rusia ka trupa të vendosura në territorin e diskutueshëm, i cili u shkëput pas një lufte të shkurtër civile në fillim të viteve ’90 dhe nuk njihet nga shumica e vendeve.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Rreth 1,500 ushtarë rusë kanë mbetur atje që nga përfundimi i luftës.

Ekspertët kanë shprehur më parë shqetësime se Rusia mund të kryejë një sulm në Moldavi nëse arrin të marrë Ukrainën, pasi më pas do të kishte akses të lehtë në Moldavi përmes Transnistrisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *