Rusia godet disa qytete në lindje të Ukrainës
Forcat ruse kanë goditur gjatë natës të së premtes disa ndërtesa banimi në qytetet lindore të Ukrainës, Lysychansk dhe Toshkivka, tha Serhiy Haidai, guvernator i rajonit Luhansk të Ukrainës lindore.
Ai ka thënë se po punohet për të verifikuar numrin e viktimave si pasojë e sulmeve, raporton BBC të shtunën.
Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar herët të shtunën se lindja e vendit ka “beteja të vështira përpara”.
Trupat ruse janë rigrupuar këtë javë, duke u tërhequr nga zonat në veri pranë kryeqytetit, Kiev, me idenë për t’u fokusuar në lindje dhe jug.
Rruga Press