Gjermania po konsideron blerjen e sistemit izraelite ose amerikane për mbrojtjen nga raketat
Gjermania thuhet se po shqyrton blerjen e një sistemi të mbrojtjes raketore nga Izraeli ose SHBA për t’u mbrojtur kundër kërcënimeve, përfshirë raketat ruse Iskander në Kaliningrad.
Shefi i mbrojtjes së Gjermanisë i tha të përjavshmes Welt am Sonntag se raketat Iskander mund të arrijnë pothuajse të gjithë Evropën Perëndimore dhe nuk ka asnjë mburojë raketore në vend për të mbrojtur kundër kërcënimit.
“Izraelitët dhe amerikanët zotërojnë sisteme të tilla”, tha Eberhard Zorn.
“Cilën preferojmë? A do të arrijmë të krijojmë një sistem të përgjithshëm (mbrojtje raketore) në NATO? Këto janë pyetjet që duhet t’u përgjigjemi tani.”
Rruga Press