BallinaBota

82 vjeçari, i pari në botë që merr vaksinën Oxford/Astrazeneca

Një 82-vjeçar është bërë personi i parë në botë që është vaksinuar me Oxford-AstraZeneca që kur u miratua për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar.

Brian Pinker, një pacient në spitalin Churchill në dializë për sëmundjen e veshkave, ishte i pari që mori dozën e parë të vaksinës në orën 7:30 me orën lokale të hënën në mëngjes.

Lexo më shumë  NATO vendos një njësi të re “Patriot” në Turqi, pranë bazës Incirlik

Pinker, në pension tha se mezi priste të kalonte përvjetorin e tij të 48-të të martesës me gruan e tij, Shirley në shkurt.

Personi i dytë që u vaksinua ishte Trevor Cowlett, një mësues muzike 88-vjeçar, ndërsa i treti ishte profesor Andrew Pollard, një pediatër që punonte në Spitalet e Universitetit të Oksfordit.

Rruga Press

YouTube player