Sot bëhen 41 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Pas demonstratave të 11 marsit dhe 26 mars, më 1 e 2 prill 1981, në Prishtinë u organizua demonstrata më e madhe politike nga rinia e organizuar e asaj kohe, që ishte edhe fillimi i shkatërrimit të Federatës Jugosllave.
Me kërkesat e demonstruesve: Kosova Republikë, Duam Liri, Barazi, Drejtësi, Duam Bashkim, të lirohen të burgosurit politike, e shumë kërkesa të tjera, u solidarizua i gjithë populli shqiptar i Kosovës e më gjerë, duke u organizuar më pas demonstrata nga rinia edhe në qytetet e tjera të Kosovës.
Këto demonstrata po ashtu konsiderohen një frymë nacionaliste për krijimin e shteteve të pavarura kombëtare.
Demonstratat e vitit 1981, më 11 mars, mandej më 24 mars, si dhe më 1 e 2 prill, ndodhën me tërë masivitetin, duke inkuadruar më në fund në mesin e studentëve edhe klasën punëtore atë kohë. Inkuadrimi nisi së pari individualisht me studentët, e u bë masovikisht me punëtorët e Kombinatit Ndërtimor “Ramiz sadiku” në Prishtinë.
Në ato ngjarje të rënda por të lavdishme në historinë e popullit tonë, pushteti vrau 9 demostrues, plagosi 15, e me qindra arresoti e burgosi, ndëshkoi e dënoi me vite e vite burg të rëndë politik.
Forcat e pushtetit patën 2 të vrarë dhe 17 të plagosur.
Rruga Press