Lajme

U vetëdorëzua 12 orë pas urdhërit për ta arrestuar, Alqi Bllako del sot para gjykatës

Ish-deputeti socialist Alqi Bllako i dorëzuar në polici pas urdhër arrestit të lëshuar nga prokuroria, pritet të dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Bllako shkoi në drejtorinë e  Tiranës rreth orës 3 të mëngjesit të djeshëm. Ishte i vetëm, i pa shoqëruar nga familjarët apo avokati i tij mbrojtës.

40 minuta më vonë mbërritën në policinë e Tiranës agjentët e BKH-së, të cilët e morën në pyetje mbi akuzat korrupsion dhe shpërdorim detyre për inceneratorin e Fierit.

Dorëzimi i Bllakos u krye 12 orë pas urdhërit të gjykatës për ta arrestuar.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Policia thotë se Alqi Bllako u vetëdorëzua mbrëmjen e djeshme. Ndërsa SPAK njofton se vendimi i gjykatës së posaçme që u morë dje në orën 15:45, u ekzekutua nga policia në orën 3:30 të mëngjesit të sotëm.

SPAK i ka kërkuar policisë së shtetit më datë 30 mars të mbajë nën mbikqyrjen Alqi Bllakon që ai të mos dilte jashtë territorit.

Sot në orën 11:00 Bllakos do t’i komunikohet masa e sigurisë nga gjykata.

Ish-deputeti socialist akuzohet  për shpërdorim detyre dhe korrupsion, në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Nga hetimet ka rezultuar se Bllako në kohën që mbante postin e  sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-kryetarin e Komisionit të Shpronësimit Pëllumb Abeshi, kanë falsifikuar dokumentin në  lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua inceneratori duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh. Po kështu Bllako dyshohet se ka favorizuar biznesmenin Klodian Zoto për ndërtimin e inceneratorit dhe në këmbim ka përfituar një shumë prej 14 milionë lekësh.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *