Lajme

Qeveria e Kosovës merr vendimin për organizatat që shpërndajnë ushqim për familjet në nevojë

Ministria e Financave ka bërë të ditur të premten se ka hapur thirrjen për mbështetje të organizatave dhe entiteteve që shpërndajnë pako ushqimore për familjet në nevojë, në kuadër të masës 3.4.

Ministri Hekuran Murati ka shkruar në Facebook se mbështetja do të jetë varësisht nga kapaciteti shpërndarës që ka organizata dhe me dy kushte.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

“Sot, në kuadër të Masës 3.4, kemi hapur thirrjen për mbështetje të organizatave dhe entiteteve që shpërndajnë pako ushqimore për familjet në nevojë. Mbështetja do të jetë varësisht nga kapaciteti shpërndarës që ka organizata, me kushtet si vijon: Pako ushqimore deri në 50 euro për familje; dhe Së paku 70% e vlerës së pakos të jetë produkte vendore”, ka shkruar Murati.

Afati i fundit për aplikim është data 7 prill.

Deri tani, në kuadër të Masës 3.4 janë shpërndarë kuponë ushqimorë për mbi 10 mijë familje në asistencë sociale, 6 muaj nga 60 euro gjatë vitit të kaluar, si dhe janë mbështetur 11 kuzhina popullore që u shërbejnë ushqim çdo ditë mijëra familjeve në nevojë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *