Dynamo Kievi përmes miqësoreve synon të mbledhë fonde për të ndihmuar Ukrainën
Skuadra e Dynamo Kievit, e cila momentalisht është kampione aktuale e Premier Ligës ukrainase, e ka konfirmuar sot që do të luajë disa ndeshje miqësore kundër disa top skuadrave evropiane.
Qëllimi i këtyre ndeshjeve do të jetë për të mbledhur para për shtetin e Ukrainës, i cili u sulmua muajin e kaluar nga agresori rus.
Përmes një komunikate zyrtare në faqen e tyre zyrtare, Dynamo ka treguar që këto miqësore do të zhvillohen mes muajit prill dhe qershor, me sloganin “Ndeshja për Paqe! Ndaleni luftën!”.
Gjigandët evropianë si Barcelona, Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund janë ndër skuadrat që Dynamo do të përballet në këto miqësore.
Klubi ukrainas ka për qëllim që të informoj publikun ndërkombëtare për luftën e tmerrshme në Ukrainë dhe të mbledhë para për të përkrahur ukrainaset që janë prekur nga lufta me agresorin rus.
Premier Liga e Ukrainës momentalisht është pezulluar, dhe ende nuk dihet data e rifillimit për shkak se infrastruktura që iu përket klubeve të ndryshme është shkatërruar dhe disa lojtarë veçse janë larguar nga shteti.
Rruga Press