Dalin pamjet, helikopterët ukrainas fluturojnë rrafsh me tokën, sulmojnë Rusinë brenda territorit të saj dhe rikthehen në bazë
Forcat ukrainase kanë kryer një ndër misionet më të pamundura mëngjesin e sotëm duke dërguar dy helikopterë të armatosur 40 kilometra në brendësi të territorit rus, të cilët hodhën bombat dhe u rikthyen në bazë pranë Kharkivit.
Sëfundmi në rrjetet sociale dhe mediat e huaja kanë dalë pamjet e sulmit mbi një rafineri gjigante nafte në Belgorod, e cila shpërtheu e gjitha në flakë pas raketave të lëshuara nga dy helikopterë Mi-24.
#Ukraine: Early today, 2 Ukrainian Mi-24 attack helicopters flew at extremely low level over the border with Russia & struck the large oil facility in the city of #Belgorod with multiple S-8 series unguided rockets, causing a major fire. Here is the strike/escape in slo-mo. pic.twitter.com/oGs5eayc1c
— 🇺🇦 Ukraine Weapons Tracker (@UAWeapons) April 1, 2022
Pas sulmit ata u larguan të qetë në drejtim të Ukrainës duke fluturuar shumë ulët me qëllim që të mos kapeshin nga radarët si edhe të mos sulmoheshin dot me sisteme raketore anti-ajrore.
Është e çuditshme se ka ndodhur e gjithë kjo pasi Rusia ka sisteme të avancuara radarësh, ndërkohë që Kharkivi është i rrethuar nga rusët dhe për më tepër, helikopterët u futën disa dhjetra kilometra në brendësi të territorit të tyre.
Kjo është hera e parë që ukrainasit fusin helikopterë apo avionë në territorin rus, ndërsa më parë kanë sulmuar me raketa një bazë ajrore në Rostov.
Rruga Press