OKB kërkon të vizitojë termocentralin bërthamor të Zaporozhye
Garda bërthamore e OKB-së ka kërkuar që ekspertët e saj të lejohen të vizitojnë centralin bërthamor të Zaporozhye të kontrolluar nga Rusia në jug të Ukrainës.
Kjo u raportua nga agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar kreun e agjencisë ruse bërthamore Rosatom.
Zaporozhye ra në duart e Rusisë në fillim të marsit, pasi raketat goditën objektin e trajnimit në atë vend, duke shkaktuar panik të gjerë.
Gjithashtu edhe Çernobili u pushtua nga Rusia në fillim të konfliktit, por në raportin e djeshëm thuhet se trupat e armikut u tërhoqën nga ai vend dhe nga qyteti i afërt ukrainas.
Më herët, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) tha se ky largim ishte “një hap në drejtimin e duhur””, duke shtuar se agjencia planifikon ta vizitojë “shumë shpejt”.
Drejtori i përgjithshëm Rafael Grossi tha: “Situata e përgjithshme e rrezatimit rreth termocentralit është krejtësisht normale. Ka pasur një nivel relativisht më të lartë të rrezatimit të lokalizuar, për shkak të lëvizjes së mjeteve të rënda gjatë pushtimit të termocentralit, gjë që është e qartë se mund të përsëritet rasti gjatë largimit”.
Kompania shtetërore e energjisë e Ukrainës tha se trupat ruse kishin marrë “doza të konsiderueshme” rrezatimi nga gërmimi i llogoreve në zonën e mbylljes rreth termocentralit.
Por Grossi tha se “nuk kemi asnjë konfirmim” se ushtarët janë goditur./REL
Rruga Press