Aktori francez, lobues i Putinit, ‘braktis anijen ruse’, reagon zëdhënësi i Kremlinit
Të gjithë e mbajnë mend kur aktori francez Gerard Depardieu mori nënshtetësinë ruse në vitin 2013 pasi u largua nga Franca për arsye taksash. Aktori, i cili asokohe mori pasaportën ruse personalisht nga Vladimir Putin, tashme nuk i ka fshehur akuzuat kundër presidentit, duke e akuzuar atë për “eksese të çmendura dhe të papranueshme” në Ukrainë. Depardieu tha se populli rus nuk ishte përgjegjës për sjelljen e presidentit të tyre.
Pas kësaj deklarate, ka ardhur edhe reagimi nga Kremlini. Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, pohoi se aktori ndoshta nuk e kuptonte plotësisht situatën në Ukrainë dhe ofroi që ta shpjegonte atë, raporton BBC.
Në atë kohë, aktori dhe presidenti shtrënguan duart dhe u përqafuan me njëri-tjetrin. Në vitin 2015, Ukraina e ndaloi hyrjen e aktorit në vend për pesë vjet pasi ai mbështeti aneksimin e Krimesë nga Rusia. Pavarësisht kësaj, aktori denoncoi luftën në Ukrainë menjëherë pasi Rusia nisi sulmin e parë dhe bëri thirrje për negociata.
Depardieu tha gjithashtu se do t’i dhurojë të gjitha të ardhurat nga tre netët e koncerteve në Paris, për “viktimat ukrainase të kësaj lufte tragjike vëllavrasëse”.
Depardieu njihet gjërësisht si mbështetës e lobues i politikave ruse e serbe. Kur Rama priste Albin Kurtin, kryeministër në ardhje, për herë të parë në zyrën e tij, surpizë i kishtë sjellë Depardieun. Ndoshta Rama e bëri për t’i treguar kryeministrit të Kosovës se cilët janë miqtë e tij dhe se çfarë qasjet Rama ka në lidhje me Kosovën, atë serbo-ruse?
Rruga Press