Bota

Mariupoli mbetet i mbyllur për këdo që përpiqet të hyjë

Qyteti i rrethuar i Mariupolit mbetet i mbyllur për këdo që përpiqet të hyjë dhe është “shumë i rrezikshëm” për këdo që përpiqet të largohet, tha një ndihmës i kryebashkiakut të Mariupolit.

Petro Andryushchenko tha se forcat ruse kishin parandaluar edhe sasinë më të vogël të furnizimeve humanitare që të arrinin banorët e bllokuar që nga e enjtja, duke bërë të qartë se një “korridor humanitar” i planifikuar nuk ishte hapur.

Lexo më shumë  Trump nis presidencen, poashtu nis dhe gafat, i thotë gazetarit se Spanja është një shtet anëtar i BRICS-it

Mijëra civilë janë bllokuar për javë të tëra në qytetin port jugor, i cili është përballur me agresionin rus, me shumë pak ushqim, ujë dhe furnizime të tjera.

“Qyteti mbetet i mbyllur për hyrje dhe shumë i rrezikshëm për dalje me transport personal”, tha zoti Andryushchenko në aplikacionin e mesazheve Telegram.

“Përveç kësaj, që nga dje pushtuesit kanë ndaluar ndihmat humanitare, qoftë sasitë më të vogla në qytet.”

Lexo më shumë  Franca lëshon një urdhërarrest të ri për Assadin e Sirisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *