Bota

Shtëpia e Bardhë:Lufta në Ukrainë ka qenë një katastrofë strategjike për Rusinë

Lufta në Ukrainë ka qenë një “katastrofë strategjike për Rusinë” dhe një “dështim strategjik për Putinin”, ka thënë drejtoresha e Komunikimit e Shtëpisë së Bardhë, Kate Bedingfield.

Zonja Bedingfield tha se tani kishte “prova të pakundërshtueshme” se lufta, e cila tani është në javën e saj të pestë, nuk po arrinte atë që presidenti rus Vladimir Putin kishte vendosur të bënte dhe Kremlini tani po kërkonte të “ripërcaktonte” qëllimet e tyre fillestare.

Lexo më shumë  Revizionizmi dhe dezinhibimi: Perandoria e Trumpit në Doktrinën Marco Rubio

“Ne kemi parë prova të pakundërshtueshme se kjo ka qenë një fatkeqësi strategjike për Rusinë,” tha ajo.

“Ne kemi parë se ky pushtim ka qenë një dështim strategjik për Putinin dhe Rusinë. Ata po punojnë për të ripërcaktuar qëllimet fillestare të pushtimit të tyre.

“Dhe ne kemi parë, herë pas here, se sanksionet që janë aplikuar janë duke shkaktuar kosto ekstreme për ekonominë e tyre.”

Lexo më shumë  Biden publikon foton e fundit si president i SHBA-së: Edhe një foto të fundit, të duam Amerikë

Drejtoresha e komunikimit të Shtëpisë së Bardhë njoftoi gjithashtu sanksione shtesë ndaj kompanive ruse të teknologjisë kishin mundësuar luftën e Putinit.

Ajo shtoi: “Ne do t’i parandalojmë ata nga prokurimi i teknologjisë perëndimore dhe shmangia e sanksioneve tona të rënda. Ne po zgjerojmë gjithashtu autoritetin tonë të sanksioneve për të synuar sektorë shtesë të ekonomisë ruse të rëndësishme për Putinin, duke përfshirë hapësirën ajrore, detare dhe sektorët elektronikë.”

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *