Bota

(Video) Ukraina shkatërron depon e karburantit në territorin rus në sulmin e parë ajror

Përveç raporteve që ju sollëm më herët për një zjarr në Belgorod, tani duket se shkaku ishte një sulm ajror nga helikopterët ukrainas në një depo karburanti në qytet.

Ky është i një rëndësie të veçantë pasi sulmi përfaqëson herën e parë që forcat e Ukrainës kanë kaluar kufirin për një sulm ajror në Rusi që nga fillimi i kluftës dhe do të shihet gjerësisht si një poshtërim për Moskën.

Lexo më shumë  Revizionizmi dhe dezinhibimi: Perandoria e Trumpit në Doktrinën Marco Rubio

Kjo u konfirmua nga guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov, i cili tha se avioni kaloi kufirin në lartësi të ulët dhe se zjarri që rezultoi plagosi dy punëtorë.

Ai shtoi se disa zona në qytet janë duke u evakuuar.

Ekspertët kanë shprehur habi për dështimin e forcave të Vladimir Putin për të arritur dominimin ajror deri më tani në luftë dhe disa madje kanë sugjeruar se ky sulm mund të jetë sulmi i parë ajror në territorin rus që nga Lufta e Dytë Botërore.

Lexo më shumë  Biden publikon foton e fundit si president i SHBA-së: Edhe një foto të fundit, të duam Amerikë

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *