Bota

BE-ja nuk mendon ta sanksionojë Serbinë

Bashkimi Evropian nuk është duke konsideruar që të vërë sanksione ndaj Serbisë, që është një nga dy shtetet e vetme evropiane që nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë pasi nisi pushtimin e Ukrainës.

Ambasadori i BE-së në Serbi, Emanuel Giaufret, se “Serbia i ka marrë të njëjtat masa si BE-ja, duke hapur dyert për refugjatët e duke ua mundësuar punësimin”.

Lexo më shumë  Gjermania “hakmerret” ndaj Musk, pezullon aktivitetet në platformën X

“Shumë hapa pozitivë janë marrë. Duam që Qeveria e Serbisë dhe populli serb të jenë me ne në kundërshtimin e agresionit rus”, ka thënë ai për “N1”.

Sipas tij, BE-ja e kupton që “pozicionin delikat të Serbisë për shkak të varësisë energjetike nga Rusia”.

Megjithatë, ka thënë se pikëpamja e Bashkimit Evropian është që e synon Serbinë më afër vetes dhe të krijojë raporte më të mira e më të fuqishme me Serbinë.

Lexo më shumë  Hakerët rusë shënjestrojnë ministrat në të gjithë botën përmes WhatsAppit

Serbia, bashkë me Bjellorusinë, janë të vetmet vende evropiane që kanë dalë jashtë qëndrimeve të Perëndimit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës. Megjithatë, Bashkimi Evropian i ka vlerësuar më shumë qëndrimet pro në disa deklarata e rezoluta ndërkombëtare kundër luftës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *