Pentagoni: Rusia ka tërhequr nga Kievi vetëm 20% të forcave
Departamenti amerikan i Shtetit thotë se Rusia ka tërhequr rreth 20% të forcave nga Kievi dhe një pjesë e tyre janë nisur drejt Bjellorusisë në 24 orët e fundit.
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha se Rusia nuk është treguar serioze në zotimin për të tërhequr sulmet, siç u arrit gjatë bisedimeve të fundit në Stamboll.
Sipas DASH forcat ruse po ripozicionohen dhe kanë sulmuar Kievin si nga veriu ashtu edhe nga veriperëndimi, raporton CNN.
Nga ana tjetër, Kirby tha se qyteti i Marupolit është shkatërruar plotësisht nga bombardimet.
Dëmet kanë prekur ndërtesat rezidenciale, spitalet, parqet dhe gjithçka tjetër.
Pamjet e reja satelitore tregojnë pjesë të tëra blloqe pallatesh të shkatërruara plotësisht nga bombardimet ruse.
Rruga Press